Përfundon takimi “kokë më kokë” mes Merkel dhe Ramës, ja sa minuta zgjati

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin kokë më kokë që zhvilluan në Pallatin e Brigadave. Takimi në fjalë zgjati rreth 45 minuta.

Pas takimit ata janë larguar me delegacionet e tyre drejt Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në këtë ambient në pritje për të zhvilluar takimet bilaterale.