Procesi i integrimit, Merkel: Kur kushtet plotësohen, BE duhet të mbante fjalën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për shtyrjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Tiranë, Merkel u shpreh se ku shtetet anëtare të BE-së vërejnë që një vend kandidat ka plotësuar kushtet për integrim, atëherë nuk duhet të bëhen pengesë për të hapur procesin e integrimit në BE.

Sipas saj, kjo është e kuptueshme që do të sjellë zhgënjim tek shtetet kandidate.

“Bashkimi Europian, shtetet anëtare do të duhet që nga njëra anë të thonë se kush janë kushtet për të përmbushur apo për të nisur procesin e anëtarësimit. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartë se çfarë duhet të ndryshojnë në sistemin e drejtësisë apo në pika të tjera, dhe në momentin që këto kushte duhet të plotësoheshin, BE duhet të mbante fjalën e vetë dhe jo të nxirrte kushte të tjera. Kjo sjell zhgënjim dhe unë e kuptoj këtë zhgënjim. Edhe në Gjermani kemi nevojë për miratimin e Parlamentit. Parlamenti im i lexon të gjitha raportet e BE për përmbushjen e kushteve. Më duhet të them, që në momentin që konstatohet se kushtet janë plotësuar atëherë, duhet të mbahet fjala se përndryshe do të ketë zhgënjim” – tha Merkel.

Të fundit

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Lajme të tjera

Web TV