Vrau gruan 23-vjeçare/ Pse u nda Sabrina nga Eltoni? Dyshohet se i gjeti foton e një gruaje tjetër në telefon

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Fier. Raportohet se një mesazh në telefonin e Elton Metës ku shfaqej një foto e tij me një grua tjetër është bërë shkak i ndarjes së tij nga ish-gruaja Sabrina, të cilën e vrau në shtëpinë e prindërve disa ditë më parë. Nga hetimi ka rezultuar se Elton Metaj ka tradhëtuar bashkëshorten.

Ndërkohë, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale për ngjarjen e shtatorit 2020 kur shkoi me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe i mori peng të gjithë familjen e bashkëshortes së tij, kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që u përdor në mënyrë që ai të fitonte lirinë nga burgu.

Ishte prokurori që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendor, ndërsa avokatët kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin. Kjo kërkesë e prokurorit, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut.

Por, ç’ka ndodhur në spitalin e burgut të Zaharisë? Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat, spitali i këtij burgu ku 32-vjeçari qëndroi prej 22 dhjetori të 2020 thotë se Elton Meta ka sjellje normale. Specialisti i këtij insitucioni Taulant Pengili, argumenton se Elton Meta nuk ka manifestuar simptoma psikotike apo afektive akute, duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi.

Ky raport mjekoligjor i ekspertit Pengili është firmosur dhe nga kreu i burgut të Zaharisë Petrit Myslymi. Pra, për mjekët e spitalit të burgut të Zaharisë nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar. Është pikërisht raporti i ekspertit të spitalit të burgut që nxjerr në pah skandalin se si ekspertët e tjerë mjekoligjorë e kishin nxjerr të riun me probleme të shëndetit mendor pikërisht për t’i shuar akuzat dhe për të shmangur dënimin e tij për armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Lexo edhe :  Sali Berisha paralajmëron lëvizje të re: Basha do marrë përgjigjen që meriton, shiti PD-në

Vlen të theksohet, se babai i viktimes tha se Eltoni e kishte tradhëtuar vajzën, çka bëri që Sabrina të kërkonte divorcin vitin e kaluar. Ai madje shtoi se e kishin të faktuar tradhëtine bashkëshortore të Eltonit, ndaj vajza nuk qëndroi më me të, ndonëse e pati të vështirë sepse në mes ishte edhe fëmija i mitur i çiftit.

Kujtojmë se Sabrina Bengaj 23-vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj Elton Meta pak ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit.


Të fundit

Vrau gruan 23-vjeçare/ Pse u nda Sabrina nga Eltoni? Dyshohet se i gjeti foton e një gruaje tjetër në telefon

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Fier. Raportohet se...

COVID-19/ Dyfishohen rastet e infektimeve në vend, 5 viktima në 24 orët e fundit

Janë dyfishuar rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 995 raste të reja dhe 5 humbje...

23 vite nga 14 shtatori ’98/ Si u morën peng Kryeministria, Ministritë dhe RTSH-ja; militantë të armatosur kërkuan të rrëzonin Qeverinë Nano

Sot, më 14 shtator, bëhen 23 vite nga i ashtuquajturi grisht i shtetit në Shqipëri. Më 14 shtator 1998 mijëra persona të irrituar për...

Takimi me Merkel, Kurti: Paqja në Ballkan vjen nëse Serbia heq dorë nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çdo kompromis i mëparshëm me Serbinë ka qenë i gabuar. Nga Tirana, Kurti theksoi se ende mungon njohja...

Super-kompjuteri zgjedh favoriten e Champions-it, nuk ka asnjë shans për CR7 dhe Messi

Super-kompjuteri i FiveThirtyEightha ka përcaktuar përqindjet e suksesit të skuadrave që marrin pjesë në Champions League. Manchester City jepet si favoritja numër një për të...

Lajme të tjera

Web TV