Young Boys ‘shokon’ United në fund, përfundon në barazim sfida e penalltive në Sevilla (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United nuk ka arritur ta nisë mbarë aventurën e këtij sezoni në Champions League, Djemtë e Solskjaer u mundën 2-1 në Zvicër nga Young Boys, që dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ronaldo shënoi në minutën e 13 dhe krijoi idenë se gjithçka do ishte e lehtë, por rezultoi ndryshe. Në të 35-tën mbrojtësi Wan Bissaka u ndëshkua me karton të kuq dhe komplikoi gjithçka.

Young Boys pas këtij episodi diktoi lojën dhe provoi dhjetëra herë drejt portës së United. Në minutën e 66-të erdhi edhe goditja në shenjë.

Ngamaleu tundi rrjetën e “Djajve” dhe i dha akoma më shumë zemër ekipit për të tentuar përmbysjen. Dhe në fund ia arriti, zviceranët shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes dhe morën rezultat historik ndaj gjigantëve anglezë.

As Sevilla nuk e kishte të lehtë ndaj Salzburg, që sot i dhuroi spanjollëve barazimin 1-1. Penalltitë ishin kryefjala e kësaj ndeshje. Në të 13-tën Adeyemi gaboi nga pika e bardhë për austriakët.

Më pas në të 21-tën Susic shënoi me penallti dhe kaloi Salzburg në avantazh. I njëjti protagonist gaboi 16 minuta më pas për të shënuar të dytin. Pas kësaj Sevilla fitoi penallti me En-Nesyiri dhe Ivan Rakitic e shndërroi në gol.

En- Nesyiri u ndëshkua me të kuq në minutën e 50 dhe la Sevillan me një lojtar më pak, por andaluzët arritën ta ruajnë barazimin dhe të marrin një pikë.

Të fundit

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Lajme të tjera

Web TV