Sekuestrohen 38 kg kanabis në Pogradec, arrestohen 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Pogradecit, ka bërë të ditur sot zhvillimin e operacionit policor të koduar “Hudënishti”, në kuadër të së cilës është bërë sekuestrimi i 38 kilogramë, lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Me këtë rast janë arrestuar katër persona si të dyshuar për këtë vepër penale si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar penalisht si persona të përfshirë në një grup të përfshirë në veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

NJOFTIMI

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht.

Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Lexo edhe :  50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Të fundit

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

Lajme të tjera

Web TV