Baton Haxhiu: Berisha sot ka mbajtur tubim kundër SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Baton Haxhiu tha se takimi që Sali Berisha mbajti sot ishte një tubim kundër SHBA. Ndërsa ka folur lidhur me përjashtimin e PD nga grupi parlamentar, Haxhiu tha në “Opinion” se kjo ishte e vetmja mënyrë me të cilën Berisha mund të largohej.

“Sot Berisha nuk ka mbajt tubim për të forcuar PD, por ka mbajt tubim kundër SHBA. Tubimi sot tregon se qasja e tij nuk ka të bëjë me PD, ka të bëjë për të krijuar një pozicion karshi qëndrimit të SHBA. Nuk  kam prit që Berisha të ikte nga politika duke e varrosur karrierën e tij”, tha Haxhiu.

I pyetur nëse Berisha duhej të thirrej nga partia dhe Basha të kërkonte shkarkimin e tij në votim, Haxhiu tha: “I vetmi model që është krijuar në PD dhe këtë model e ka kriju ky njeri, edhe pse ka qenë karizmatik, ai e ka pësuar ashtu siç ja ka bërë gjithë të tjerëve. E vetmja mënyrë për ta larguar atë ka qenë kjo. Ik se s’po kupton kur është mjaft”./Opinion.al

Të fundit

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen planet

Fjorela Beleshi ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga ethet...

Lajme të tjera

Web TV