I bllokuar në minierën e Bulqizës prej 20 orësh, nuk dihet fati i 60-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Minatori Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb në Bulqizë, ende nuk është gjetur. Pas më shumë se 20 orësh, 60-vjeçari, me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri prej orës 12:00 të një dite më parë dhe ende nuk dihet fati i tij.

Burimet thanë se në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare “KADURTEX” kanë qenë duke punuar 6 minatorë. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Pesë prej minatorëve kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta. Ndërsa kolegu i tyre ka mbetur i bllokuar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave që po punon për largimin e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.

Subjekti minerar “KADURTEX sh.p.k.” ka administrator Kapllan Durici dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Ndërsa policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV