Kampionia olimpike për abuzimin seksual nga mjeku: Fajësoj sistemin që e lejoi të abuzonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, fajësoi Federatën e Gjimnastikës të SHBA-ve dhe një “sistem të tërë” për “lejimin” e Larry Nassar, mjekut të ekipit kombëtar, që të abuzonte me të dhe qindra atlete të tjera për 20 vjet.

“Fajësoj Larry Nassar, në të njëjtën kohë edhe sistemin që e lejoi të abuzonte. Gjimnastika e SHBA-ve dhe Komiteti Olimpik dhe Paraloimpik i SHBA-ave e dinin që mjeku zyrtar i ekipit po abuzonte,” – tha Biles para Komitetit Gjyqësor të Senatit të SHBA-ave.

Kampionia olimpike akuzoi gjithashtu FBI-në se u kishte “kthyer shpinën” gjimnastëve, duke iu përgjigjur në mënyrë joadekuate dhe të ngadalë akuzave të para ndaj Nassarit për abuzim seksual, gjë që e lejoi ish-mjekun të vazhdonte të kryente abuzimet e tij për muaj të tërë.

“Unë nuk dua që ndonjë atlet i ri apo ndonjë individ tjetër të pësojë tmerrin që unë dhe qindra të tjerë kemi duruar dhe vazhdojnë të durojnë deri më sot,” – vijoi Biles, që nga emocionet e mëdha shpërtheu në lot para dhjetëra ligjvënësve që e shikuan atë në heshtje.

Në fillim të dëshmisë së saj, Biles tha se nuk mund të imagjinonte një vend që do ta bënte atë të ndihej më keq sesa dhoma e komisionit të Senatit. Pranë saj u ulën tri gjimnaste të tjera olimpike të cilat u abuzuan nga Nassar: McKayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV