Seks simboli i kinemasë amerikane të viteve ’90, tanimë është 69 vjeç.
Në rininë e tij, si konsiderohej seks simboli i viteve ’90. Megjithatë, plagët e shumta pas grushtimeve e çuan drejt një kirurgu plastik. Por në vitin 2008, një nga operacionet nuk ishte plotësisht i suksesshëm dhe fytyra e yllit ndryshoi përtej njohjes. Disa vjet më pas, ai vendosi përsëri t’i nënshtrohej një ndëryrjeje, me qëllimin e rimarrjes së pamjes së mëparshme. Rezultati ishte i kënaqur. Dhe në vitin 2015 vendosi ta përsërisë procedurën. Por ndodhi që këtë herë pamja e tij u dëmtua rëndë….
…Ai quhet Filip Andre “Miki” Rurk, Jr. (Mickey Rourke) dhe është skenarist dhe ish-boksier amerikan. Ka aktruar në filma aksion, drama dhe thriller. Edhe pse emri i vërtetë i Rurke Jr është Filip, babai i tij e quante atë Miki gjatë gjithë kohës, sepse ky ishte emri i lojtarit të tij të preferuar të bejsbollit Mickey Mantle. I lindur më 16 shtator 1952 në Schenectady, New York, SHBA, ai mban pseudonin Sir Eddie Cook. Si një ish-boksier ai ka një gjatësi prej 180 cm.
Fillimet
Para se të bëhej një aktor i famshëm, Mickey Rourke u desh të kalonte nëpër shumë sprova. Për një kohë të gjatë, ai bëri punë të ndryshme të ndyra, duke vuajtur nga mungesa e parave.
Gjatë viteve të adoleshencës, Rourke e përqendroi vëmendjen e tij kryesisht te sportet. Mori trajnim për vetëmbrojtje në Boys Club të Miami-t. Pikërisht atje ai mësoi aftësitë e boksit dhe vendosi të kishte një karrierë amatore.
Suksesi
Në 1978 u vendos në Los Angeles, por askush nga regjisorët nuk i ofroi role. Ai u vu re për herë të parë nga Steven Spielberg, i cili i ofroi një rol në filmin “1941”.
Gjatë paraqitjes së tij në Inside the Actors Studio, drejtuesi, James Lipton, zbuloi se Rourke ishte zgjedhur në Actors Studio në audicionin e tij të parë, për të cilin Elia Kazan raportohet të ketë thënë se ishte “audicioni më i mirë në tridhjetë vjet”.
Miki Rurk mori rolin e tij të parë ikonik në 1983, kur u shndërrua në një motoçiklist në dramën “Rumble Fish”. Pas 3 vitesh, shikuesit e panë atë në melodramën “Nëntë javë e gjysmë “, e cila i solli atij popullaritet në të gjithë botën. Rurk u vlerësua me titullin e simbolit seksual dhe u njoh si një nga aktorët më të mirë në Hollywood.
Gjatë viteve ‘80, Rurk luajti në disa filma dhe u lavdërua për rolet e tij në “Barfly” dhe “Angel Heart”.
Në ring
Në vitet 90, popullariteti i aktorit ra. Në vitin 1991, Rurk, i cili ishte trajnuar si boksier në vitet e hershme të tij, la aktrimin dhe u bë boksier profesionist për një periudhë. Ai luajti role mbështetëse në disa filma të mëvonshëm, si “The Rainmaker”, “Buffalo ’66”, “The Pledge”, “Get Carter”, “Once Upon a Time in Mexico” dhe “Man on Fire”.
Në vitin 2005, Rurk u rikthye në skenën mainstream të Hollywood-it, me rolin kryesor në “Sin City”, për të cilin ai fitoi shpërblime nga Chicago Film Critics Association, Irish Film and Television Awards dhe Online Film Critics Society. Për rolin e tij në filmin “The Wrestler”, ai fitoi shpërblimin Golden Globe, BAFTA, dhe u nominua për Academy Award. Në vitin 2010, ai u paraqit në filmat “Iron Man 2” dhe “The Expendables”.
Rikthimi
Në vitin 2000, Silvester Stalone e ndihmoi Rurk ta kujtojë veten e tij duke e ftuar atë në xhirimin e thrillerit të krimit “Get Carter”. Disa vjet më vonë, Miki mori pjesë në xhirimet e dramës “The Wrestler”. Aktori luajti shkëlqyeshëm një mundës, në jetën e të cilit kishte një krizë në frontin personal. Kritikët e filmit e quajtën lojën e Mikei Rurk kulmin e aktrimit. Për këtë rol, ai u nominua për një Oskar, si dhe u dha çmimet e Globit të Artë dhe BAFTA në kategorinë e Aktorit më të Mirë.
Në dekadën e ardhshme, Rurk u kujtua për vepra të tilla si The Expendables, Thirteen, Ashby dhe Iron Man.
Jeta private
Ndryshe nga karriera si një aktor, ylli i kinemasë nuk kishte një jetë personale për tu pasur zili. Rurk ka dalë me disa femra të famshme, përfshirë Terri Farrell dhe Sasha Volkova. Ai është martuar dy herë dhe nuk ka fëmijë. Bashkëshortja e tij e parë quhej Debra Feuer dhe ai bashkëjetoi me të mes viteve 1981-1989. Ndërsa martesën e dytë e pati me Carré Otis, mes viteve 1992-1998. Nga viti 2009 deri në 2015, Rourke ishte në një lidhje me modelen ruse Anastassija Makarenko.
Pëtgatiti: L.Veizi