Përbërja e komisioneve parlamentare/ PD të ndreqë gabimet dhe të ruajë balancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar grupit të PD të ndreqë gabimet në përbërjen e komisioneve përhershme parlamentare.
Balla thotë se deputetët e opozitës bëjnë pjesë në vetëm një komision, kurse e drejta për në dy i lind vetëm mazhorancën.

Po ashtu ai i ka kërkuar LSI dhe PSD të depozitojnë propozimet teksa ka falenderuar opozitën për dakordësinë për të vijuar seancën e sotshme.

“Zonja drejtuese e seancës, kërkova fjalën për procedurë lidhur me një çështje që u diskutua seancën e kaluar, dhe që mendoj grupi parlamentar i PD do e ketë reflektuar ose ta reflektojë në momentin e depozitimit të komisioneve parlamentare.
Për ta sqaruar, që të jetë objekt i punës, është që parashikimet e rregullores kanë sanksionuar që deputetët e opozitës bëjnë pjesë në vetëm një komision. E drejta për të jetë në dy komisione i është dhënë mazhorancës.

PS i vetmi grup parlamentar që është në këtë shumicë, të tjerët janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që grupit të PD të ndreqi ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione.
Deputetët e regjistruar si deputetë të pavarur, 4 deputetët që përfaqësojnë LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar propozimet për komisionet parlamentare.
Dua të falenderoj opozitën për dakordësinë e djeshme për të vijuar në këtë seancë ku çdo deputet do të ketë kohën nga 10 minuta për të diskutuar për programin qeverisës.”- tha Balla.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV