Rama në Kuvend: Shqipëria vendi i parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.

“Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e 3. Kjo qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria më përbërjen më të lartë të grave. Përbërja e qeverisë ka qenë një pasqyrë e rritjes së numrit të grave në këtë kuvend. Kjo është një nga ata gjërat me rëndësi që koha u jep gjithmonë e më shumë rëndësi. Me votëbesimin e kabinetit të ri, Shqipëria rendit në vendin e parë mes vendeve të OKB-së për të klasifikimit për numrin e grave në qeveri. Dua të nënvizojë se pavarësisht përparimit të këtyre viteve në rritjen e përfaqësimit gjinor, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje duket shumë e lartë. Ka ende shumë forca diskriminues ne dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vend për të gjetur raste dramatike. Dua të shpresoj dhe uroj që gratë e pranishme në këtë sallë ta ndjejnë më të fortë se kurrë më parë përgjegjësinë për t’u bërë misionere në betejën duke bërë akte konkrete në betejën për fuqizimin e vajzave dhe grave”, tha Rama.

Të fundit

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Përzgjidhen 10 finalistët e parë të Eurovizion, ja shtetet pretendente

10 vendet e para që kaluan në finalen e Eurovisionit, një nga garat më të mëdha të këngës në botë, janë përzgjedhur, pas zhvillimit...

Lajme të tjera

Web TV