Kim takim me 15 prokurorët e SPAK: Do të ndiqen penalisht ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e bërë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, shkruan Ambasada.

Të fundit

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar...

Jeruzalemi i 1099, pelegrinazhi që u kthye në kasaphanë

Përgatiti: Leonard Veizi  Mbi rrëzë të shkretëtirës, nën flakët e një dielli verbues që i ngjante më shumë mallkimit sesa bekimit, 15.000 burra – kalorës,...

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria do të ofrojë garanci shtetërore...

Lajme të tjera

Web TV