Dhëndri i Berishës sulmon Sekretarin e Shtetit Blinken: Vrisni njerëz të pafajshëm dhe gënjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhëndri i Sali Berishës, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka sulmuar Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Jamarbër Malltezi ka thënë se Administrata Amerikane nuk e pati problem të nxirrte Presidentin e Amerikës si gënjeshtar kur deklaroi para 17 ditësh se kishin vrarë me dron një terrorist të ISIS, nderkohë që mediat e pavarura vërtetuan në terren se kishin vrarë një punonjës ndihmash dhe 7 fëmijë.

Malltezi shprehet se kur Blinken gënjen kaq paturp për vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve, e mendon kush se do ketë qëndrim tjetër për deklaratat e servirura nga kukullat e Soros.

Statusi i plotë:

Ata “gjithologe” qe nisin argumentin me “Zoti ne qiell dhe Amerika ne toke” jo vetem qe jane gjynah se bien ne idhujtari (i bejne Zotit shok), por edhe tregojne qe jane leshko qe hane cdo gje qe u serviret. Kjo Administrate Amerikane nuk e pati problem te nxirrte Presidentin e Amerikes si genjeshtar kur deklaroi para 17 ditesh se kishin vrare me dron nje terrorist te ISIS, nderkohe qe mediat e pavarura vertetuan ne terren vec 10 dite me pas se kishin vrare nje punonjes ndihmash dhe 7 femije!!! Dhe ndonese kane kaluar 7 dite kur gjithe bota pa kroniken e pamohueshme se ish vrare nje punonjes ndihmash dhe 7 femije, kjo administrate amerikane prape nuk e pranon!!! Tani Blinken thote “I don’t know” kur eshte e qarte dhe e vertetuar! Kur genjen kaq paturp per VRASJE per te njerezve te pafajshem dhe femijeve, e mendon kush se do kete qendrim tjeter per deklarata te servirura nga kukllat e Soros? Nuk eshte vrare njeri, vec kane genjyer, pse duhen prova apo pse u dashka penduar per genjeshtra kur nuk pendohen edhe kur ka pasoje vrasje te njerezve te pafajshem?

Lexo edhe :  Kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV