Pas miratimit të qeverisë së re, Rama dhe ministrat do të betohen te Presidenti Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan me 77 vota pro dhe 53 kundër mëngjesin e sotëm nga Kuvendi. Mësohet se ditën e nesërme Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta.

Duket se sot nuk ka ndodhur betimi pasi Meta ndodhet për vizitë në Korçë për vizitë pune dhe ceremoni dekorimi për 4 personalitete.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit.

Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

Të fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi...

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren për lirimin e hapësirave publike,...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Lajme të tjera

Web TV