Detaje nga krimi i rëndë në Divjakë/ Djali gjeti prindërit e vrarë dhe njoftoi policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi I dyfishtë në familje, mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas vrau edhe veten.

Ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

I tronditur, djali i çiftit ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Babunjë.

Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.

Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Të fundit

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

Lajme të tjera

Web TV