Sulmet e dhunshme në Capitol/ Qindra protestues përpara ndërtesës, policia blindon zonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

Nisur nga njoftimet për akte të mundshme dhune policia e Kapitolit nuk rrezikoi, duke dislokuar me qindra oficerë të sjellë në Uashington, në përpjekje për të shmangur atë që ndodhi më 6 janar ndërsa Kongresi po çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Gardhi rreth Kapitolit u vendos sërish, forcat e policisë së qytetit u aktivizua plotësisht dhe Policia e Kapitolit kërkoi ndihmë nga Garda Kombëtare.

Megjithë disa incidente të vogla në fillim të tubimit dhe një personi të arrestuar për mbajtjen e një thike, nuk u raportua asnjë incident i madh. Megjithatë zyrtarët e zbatimit të ligjit vijojnë të mbetën të shqetësuar rreth mundësisë së përplasjes së protestuesve dhe kundër protestuesve.

100 trupa të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri dhe në një përpjekje për të parandaluar dhunën, zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj atyre personave që po mbërrijnë në kryeqytet përmes aeroportit më të afërt.

Organizatorët e tubimit “Drejtësi për 6 janarin” thanë para aktivitetit se presin një tubim paqësor, por shefi i policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve të premten se “ka pasur disa kërcënime për dhunë” të lidhura me ngjarjen, dhe se policia do të punonte për të shmangur përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër i madh gjykatash, zyrtarë shtetërorë që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve si dhe anëtarë të administratës së vetë zotit Trump.

Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Lexo edhe :  Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit

Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale. Shumica dërrmuese e të pandehurve janë liruar në pritje të gjykimit, por rreth 75 janë ende në paraburgim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në mesin e të akuzuarve për sulmin ndaj Kapitolit janë anëtarë të grupeve të krahut të djathtë si “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”.

“Është ironike që tubimi quhet drejtësi për 6 janarin. Mendoj se drejtësi për 6 janarin do të kishte qenë ngritja e akuzave dhe shkarkimi i Donald Trump-it” tha në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC ligjvënësi Adman Kinzinger, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan pro ngritjes së akuzave ndaj ish-Presidentit për nxitje të dhunës më 6 janar.

Senati i atëhershëm i kontrolluar nga republikanët e liroi ish-Presidentin prej akuzave.

“Është koha që ne të ndalemi si parti apo udhëheqës e të mos pranojmë si diçka normale idetë e ‘Oath Keepers’, që në thelb është një organizatë që dëshiron të përmbysë qeverinë“, tha zoti Kinzinger.

Organizatori i tubimin, Matt Braynard, një nga mbështetësit e pretendimeve të pabazuara në fakte të zotit Trump mbi zgjedhjet, tha se shpresonte që protesta të çonte në lirimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në ngjarjet e 6 janarit.

“Ajo që duam të bëjmë është të vëmë në qendër të vëmendjes keqtrajtimin e këtyre individëve e të inkurajojmë ligjvënësit që të kërkojnë që Departamenti i Drejtësisë të bëjë drejtësi lidhur me këta njerëz. Kjo do të thotë që në shumë raste akuzat të hidhen poshtë“, tha zoti Braynard në një intervistë për rrjetin C-SPAN.

Qindra vetë janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, një ngjarje nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Deri tani nuk është arritur të identifikohet asnjë i dyshuar si autor i mundshëm për vendosjen më 5 janar të bombave artizanale në selitë kombëtare të partisë demokrate e republikane që ndodhen pranë Kapitolit./VOA.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV