Arrestohet italiani në Kakavijë, ja çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit

Një i ri italian është ndaluar nga autoritetet në Kakavijë pasi iu gjet lëndë narkotike në automjet.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej nga shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e  Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.