Inskenoi zhdukjen e tij në Pukë, ja si u zbulua biznesmeni në ishullin e Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën e kaluar, për herë të parë pas 8 muajsh, nga llogaria bankare e sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, u tërhoq një shumë parash. Fakti që dikush tërhoqi para nga një bankomat në Romë me kartën bankare të Pecorellit, shtoi dyshimet e hetuesve italianë se ai ishte gjallë dhe nuk ishte zhdukur në Shqipëri 8 muaj më parë.

Por pavarësisht dyshimeve, autoritetet nuk kishin rënë në gjurmët e tij, deri të shtunën e 18 shtatorit, kur një incident me varkë ka zbardhur misterin e zhdukjes së sipërmarrësit Italian.

Një person ka njoftuar policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorellit, pasi motori i varkës së tij ishte djegur në ishullin e Montecristos. Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme. Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat, kishte shërbyer për diçka.

Pas kësaj, prokurorët mbërritën në ishull, ku zbuluan se bëhej fjalë për biznesmenin italian që u zhduk në Pukë, ku makina e tij u gjet e shkrumbuar nga flakët. Davide Pecorelli ishte pajisur me dokumente false dhe duket se ka inskenuar zhdukjen e tij, për arsye që pritet t’ua rrëfejë hetuesve.

 

 

Gjithsesi, sipas autoriteteve italiane, Davide Pecorelli është një njeri i lirë, pasi ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë, përveç mbajtjes së dokumenteve false. Edhe në rast se e ka djegur ai makinën në Pukë, ky është një krim që ka ndodhur në Shqipëri.

Teksa të gjithë presin të zbulojnë arsyet që e shtynë për të inskenuar zhdukjen e tij, Davide Pecorelli u ka thënë gazetarëve vetëm një fjali: “Duhet të kthehem te fëmijët e mi”.

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV