Kush është Rita, bashkëshortja ‘misterioze’ e kryeministrit Albin Kurti (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i përket jetës së tij private dhe ai rrallë herë flet në media për familjen e tij.

Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë 5 vjeçare, Lea.

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e Prishtinës, nga Shpend Ahmeti.

Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në njërën nga mediat, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Por KultPlus ju njofton që Rita Augestad Knudsen është një Studiuese e Lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ??Consortium for Research on Terrorism and International Crime??, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Lexo edhe :  Kush është Mefail Shkodra, u mori jetën 3 personave në Gjilan

Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ?radikalizmit?, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare/ histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV