Veliaj pret kreun e Komunës së Gjakovës: Në 2022 do ta kthejmë Tiranën në epiqendër të promovimit të të rinjve të shqiptarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili garon për një tjetër mandat në zgjedhjet vendore të 17 Tetorit në Kosovë. Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit kryekomunarit Gjini, tha se ndihet i lumtur që Gjakova ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit falë punës dhe përkushtimit të tij.

“Jam frymëzuar me të gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur në qytet. Fakti që të gjithë po thonë që Gjakova çdo ditë po bëhet më e bukur, më e lulëzuar, më e mirë, më e hapur, me më shumë turistë ma gëzon zemrën. Të uroj një fushatë të shkëlqyer dhe shumë shpejt do planifikoj, ndoshta para fundit të vitit, një vizitë në Gjakovë për të parë gjithë këto punë të bukura që janë bërë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ka një arsye më tepër për të vizituar qytetin e Gjakovës. “Unë kam kaluar një pjesë të rinisë time në Kosovë dhe në Gjakovë kam filluar para se të shkoja në Prishtinë. Kujtova me mikun tim, me vëllain tim Ardian Gjinin, që është sot kryetari i komunës së Gjakovës, ato vite. Sot jam shumë i lumtur që një nga qytetet që është më pranë zemrës time ka avancuar kaq shumë dhe mezi pres që të kthehem,” tha ai.

Edhe kreu i komunës së Gjakovës përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për transformimin e kryeqytetit të shqiptarëve.

“Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve. E duam të gjithë. Në Kosovë e shohim që Tirana po bëhet për çdo ditë e më e bukur dhe po ndihemi mirë. Kjo na bën të gjithë shqiptarëve të ndihemi që nuk jemi një vend prapa shpinës së Zotit, por me të vërtetë kemi çfarë t’i tregojmë dikujt. Të përgëzoj për pasionin që ke për të udhëhequr Tiranën,” deklaroi Gjini.

Lexo edhe :  Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë kudo ndodhen të bashkohen në Tiranë vitin e ardhshëm. “Mezi pres që vitin e rinisë që kemi në 2022 ta kthejmë Tiranën në një epiqendër që i promovon të gjithë të rinjtë, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarisë, edhe nëse janë në Gjakovë, në Mitrovicë, në Podujevë, a në Prishtinë kudo të kemi mundësinë t’i promovojmë. Ne jemi “Një””, tha ai

Të fundit

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV