Nga punëtor në hekurudhë te vlerësimi i Enverit, rrëfimi special i Mirush Kabashit: Si u ndryshua batuta te filmi “Dora e ngrohtë”/ Aktori i madh tregon peripecitë e karrierës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha, madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Kabashi rrëfen momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.

Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik. Por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë, ku dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë, e vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor.

FAMILJA

“Kam lindur në Shkodër, origjina ime është nga Kosova, im atë gjakovar, nëna durrsake, dhe jam rritur në Durrës. Nga ky konglomerat dalim në rezultatin që jam durrsak, në kuptimin që atje kam mbaruar shkollën, atje jam rritur, mentalitetin e atij qyteti kam dhe kam pasur fatin të thith jodin e Adriatikut, ajo që përbën dhe pjesën më të bukur dhe më shpirtërore të qytetit, që është deti. Atje kam krijuar edhe familjen e pastaj më vonë, në ‘93-shin, ‘94-ën, jam shpërngulur në Tiranë me punë dhe pastaj në ‘98 jam vendosur edhe me familjen.

Familja ime përbëhej nga prindërit, Musai (babai), Menduia (nëna), ne jemi 4 vëllezër. Unë e quaj veten fatlum që mbaj mbiemrin Kabashi. Më tepër në familjen time ka qenë tendenca për t’i shkolluar familjarët, ndoshta dhe nga mentaliteti i tim eti. Gjithë tendenca e tij gati ishte bërë gjenetikë, që 4 djemve të tij t’i jepte arsim të lartë.

Ai kishte pikësynime që të kishte dhe një vajzë dhe një nga pikësynimet ishte që vajza të mbante edhe emrin e së ëmës, e cila u nda shpejt nga jeta. Meqë deri tek i treti nuk qëllonte që të kishte vajzë, atëherë vendosi të bënte një kompromis dhe emrin e së ëmës vendosi t’ia ngjiste djalit të tretë. Unë kam emrin e Mirushes, gjyshes sime. Daja ishte zotërues i 6 gjuhëve të huaja, ka qenë ndër studentët e preferuar të Fullz-it. Sot një shkollë mban emrin e tij, “Hysen Çela”. “Liza në botën e çudirave” ka qenë përkthim i dajës.

Madje, ky horizont intelektual i kushtoi 25 vite burg si spiun i amerikanëve në atë kohë. Natyrisht, edhe familja ka pasur pasoja. Më pëlqente të shikoja filma shumë, pata shkruar ndonjë poezi, qeshë aktivizuar në shkollën 7-vjeçare “Ramadan Kalasi”, por ajo që i dha drejtim ishin dy rrethana. Rrethana e parë qe tamam kur isha në vitin e tretë të gjimnazit, u vu një pjesë teatrore dhe unë u inkuadrova krejt rastësisht në këtë grup artistik.

Ishte pjesa “Qielli i Kuq” i Tefik Çaushit. M’u dha po rastësisht roli i një kuestori në këtë konkurrim si një interpretues. Patën shkruar dhe gazetat që ky djalë ka një aftësi në këtë drejtim. Në vitin e katërt, në një konkurrim pata rolin e Adhamudhit. Gjergj Vlashi, një emër jashtëzakonisht i nderuar, qe ofruar që në gjimnaz të merrja pjesë me estradën, por nuk qe që përbënte ndonjë dëshirë të madhe timen”.

ÇFARË E SHTYU TË BËHEJ AKTOR

“Pasioni im ishte inxhinieria elektrike, domethënë në vijueshmërinë e profesionit të tim eti. Im atë kishte mbaruar shkollën amerikane për hidroenergjetike. Anglishtja më pëlqente, gjithashtu dhe fizika në mënyrë të veçantë shumë, por mundësia që unë të shkollohesha ishte vetëm 1: Të bëhesha aktor! Sepse unë isha djali i tretë i kësaj familjeje dhe dy vëllezërit e mi i kishin mbaruar shkollat e larta. Njëri për kimi industriale dhe i dyti për matematikë

Në atë kohë qe një kinezëri, një nga këto absurditetet Filmat i shikonim nga një karabina që shikonim ekranin e kinemasë verore. Më pëlqente të shikoja, por nuk e shikoja vetveten. I rritur në një familje patriarkale, unë kisha goxha komplekse, nuk isha natyrë e hapur. I shikoja gati me një kompleks inferioriteti ato që merreshin me art, apo që dilnin në skenë. Ish-drejtori i gjimnazit kaloi shef i Seksionit të Arsimit, Remzi Tivari, një burrë shumë i nderuar, dhe ai nguli këmbë më tha: Duhet të shkosh të konkurrosh! Unë nuk shkova në konkurs, prapë me idenë se ndoshta do të zgjidhesha në kërkesat që kisha bërë për fizikë dhe inxhinieri elektrike.

Nuk u paraqita në fazën e parë të konkursit që ishte për aktrim dhe atëherë ai e mori vesh dhe nguli këmbë, si dhe influencoi në ministri që të merrja pjesë te të prapambeturit. Krejt i vetëm kam ardhur në Teatrin Kombëtar, aty ishin korifenjtë e artit skenik dhe m’u duk sikur shkoi mirë konkursi. Shkova në shtator në shkollë, atë vit u hap për herë të parë Instituti i Lartë i Arteve dhe s’më harrohet, sapo ishte vendosur dekan i fakultetit tonë Kujtim Spahivogli dhe më tha: Nuk keni fituar! Zbrita poshtë, kur dëgjoj: O durrsak, o durrsak të më falësh! Kam ngatërruar listën, ke fituar. U hap drita jeshile për të vazhduar diku që më dukej shumë lart. Profesionet artistike nuk mësohen mbi bazën e librave, por vidhen. Kam dal si një student i dyshimtë nëse mund ta bëja këtë punë ose jo”.

PERSEKUTIMI

“Unë pata fatin të emërohem në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, që në hapat e parë pas përfundimit të Akademisë. Te teatri i Durrësit, një teatër i cili kishte një eksperiencë shumë të mirë, disiplina artistike dhe përkushtimi qenë ndër elementet e para që unë mësova në profesionin tonë dhe këto janë themelet mbi të cilat duhet ndërtuar puna e një artisti në teatër dhe më pas dhe në film, sedra artistike. Impakti i parë me kamerën ka qenë i vonuar, ka qenë i vështirë.. Edhe pse pata një start goxha të mirë, roli im i parë në teatër ka qenë “Klestakovi”, komedia e famshme e regjisorit Gogoli.

Kjo përballje e parë ishte me dy presa, po të dështoja, gati do të më mbysnin, por në të kundërt do të më hapeshin portat dhe kështu ndodhi. Qe e suksesshme dhe m’u hapën rrugët, por në Plenumin e ‘74-ës, meqë unë kisha disa probleme, siç ju thashë me dajën dhe babai im që kishte mbaruar shkollën amerikane, një dajë tjetër më përpara i pushkatuar pa gjyq në rrethana mafioze, kështu jo vetëm që s’u lejova të xhiroja, por m’u pezullua dhe e drejta për të luajtur në teatër. Kam punuar vetëm për arsye biografike dy vjet në hek urudhë.

Lexo edhe :  Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Gati-gati i hoqa të gjitha shpresat, rashë pre e asaj që ëndrra e teatrit m’u mbyll dhe atëherë duhet të luftoja për mbijetesë. U regjistrova në një shkollë teknike, ndërroja papuçet në hekurudhën e Durrësit të lokomotivave. E fillova me bukën e mëngjesit, çohesha çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë”.

SI I SHPËTOI PERSEKUTIMIT

“Qe një fat i jashtëzakonshëm që dikush nga këta që kishte peshë tha një fjalë të mirë: Po ç’ka bërë ai vetë? – Jo ai vetë s’ka bërë asgjë, por në biografi nuk ka shënuar një gjë. Unë e pata maskuar atë sikur nuk e dija për një dajë të pushkatuar. Në fakt unë e dija, por nuk e kisha shënuar vetë, pasi ata e kishin zhdukur pa lindur unë. Dhe ai tha një fjalë të mirë: Nëse ky vetë nuk ka bërë ndonjë gjë, atëherë ne e rikthejmë. Ai kishte parë një komedi, ‘Kartela e Verdhë’, e cila pat bërë namin. Dy herë i pati rënë rrotull Shqipërisë me një numër rekord, ndoshta ajo është shfaqja teatrore me numrin më të madh të shfaqjeve, madje mund t’ia ketë kaluar dhe ‘Pallatit 176’. Dhe ai për fat e kishte parë këtë shfaqje dhe unë u riktheva duke bërë një jetë më normale”.

FILLIMET E KARRIERËS KINEMATOGRAFIKE

“Ndërkohë, në një pjesë teatrore me titullin “Koha e Komisarëve” që ne e patëm xhiruar nga skena në natyrë dhe këtë e pati bërë Radio Televizioni Shqiptar kisha një minirol të një spiuni, Zariku, ai duket krijoi tek Ylli Pepo, drejtor i televizionit në atë kohë, një impresion pozitiv. Kur unë rifillova punë në teatër në ‘98-ën, ai e kishte mbajtur mend këtë gjë dhe nga kjo ai këmbënguli që të më bënte dhe mua kinoprovë. ‘Emblema e Dikurshme’ qe një film serial televiziv, fitova kinoprovën dhe iu shtrova një pune shumë profesionale për ta realizuar. Ishte një shans i jashtëzakonshëm për mua. Sa të kem jetë, do t’i jem mirënjohës Pepos, i cili këmbënguli pavarësisht problematikës biografike që unë kisha. Por duke qenë që roli që unë kisha ishte negativ, sepse në atë kohë pozitivët duhet të ishin të kujdesshëm, pasi duhet të kishin një biografi sa më të pastër, më dha një mundësi që unë të startoj me rolin negativ”.

KONCERT NË VITIN 1936

“Ka qenë pothuajse gati paralelisht mundësia e dytë që m’u dha mua. Sajmir Kumbaro, kur m’u afrua, më tha se ishte dhe një rol që nuk ia kishin preferuar aktorët e tjerë, rolin e Toger Shazivarit. Megjithatë, bëri një kinoprovë, duket se i pëlqeu dhe ndaj insistoi pranë Komitetit të Partisë së Durrësit dhe m’u dha mundësia që të impenjohesha në kastën e aktorëve. Ishin mundësitë e para dhe impenjimi im ishte maksimal, ndaj edhe gjykova që ta bëjë gagaç. Pata shumë rezistencë nga Saimiri dhe unë e mirëkuptova pasi kishte frikë se mos merrte tendenca të një interpretimi të jashtëm dhe pak vulgar.

Unë u përpoqa ta bindja se shiko e kam të mbështetur dhe arrita t’ia dal. Unë e quaj veten me fat që kam marrë pjesë në një film që i ka rezistuar kohës dhe ka treguar që për Sajmirin është më i miri dhe për kinematografinë shqiptare është një ndër më të mirët. Direkt pasi u xhirua filmi “Koncert në vitin 1936”, qenë disa instanca shtetërore që folën. Një moment që është kardinal në karrierën time, është një Plenum i zakonshëm, ku në atë Plenum u diskutua edhe për kinematografinë.

Krejt çuditërisht, Enver Hoxha ka ndaluar në një moment dhe paska thënë se vërtet që ne kemi aktorë që krijojnë plejadën e korifenjve të aktorëve të kinematografisë dhe teatrit, por kemi dhe të rinj të talentuar që premtojnë se do ta marrin këtë stafetë. Dhe ka folur për Robert Ndrenikën, i cili për hir të së vërtetës ishte në një pozicion të vështirë biografik në atë kohë. Në mbledhje, Enver Hoxha paska bërë dhe pyetjen: Po ai gagaç është që i merret goja në filmin “Koncert në vitin 1936” I thanë: Jo! Jo! ‘Po se e kam parë dhe tek ‘Emblema e Dikurshme’. Në atë kohë, të gjithë filmat do të kalonin në censurën e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike. Kështu që përmendja e emrave tanë, ne na krijoi atë lehtësi për të qenë në aktivitete të tjera artistike dhe nëpër filma të tjerë”.

DORA E NGROHTË

“Është falë gjerësisë dhe i madhështisë së aktorëve të plejadës shqiptare dhe pa dyshim njëri prej tyre është, Sandër Prosi. Në atë periudhë, materialet e filmit shiheshin vetëm nga këto, regjisori, operatori dhe shiheshin në kinema të veçantë. Nuk harroj pasi kishim bërë revizionimin e materialeve, Sandri më fut krahun dhe më thotë: E di që e ke shumë të mirë personazhin e atij hajdutit, po pse nuk e ke thënë në fundin e skenës ‘bisht qeni do mbetesh’, por i thua që ‘prapë në burg do përfundosh’.

I thashë: Profesor, po kështu është teksti! ‘Po jo,- tha,- punë e madhe’. I thashë se ishte bërë kjo gjë tani. ‘I numërova rrokjet dhe në dublim mund të thuash bisht qeni do ngelesh’, më tha dhe ashtu ndodhi. Ai, në fakt, ishte dhe thelbi i atij sistemi, edhe ato që nuk kishin, do t’i krijonte nga një problem që ata të qëndronin nën trysninë e frikës se dale se kanë bërë diçka nga e kaluara dhe mjafton që të ruajmë ekzistencën. E them këtë gjë sepse ky film ka pasur nivelin më të lartë të shikueshmërisë në të gjithë kinematografinë shqiptare.

Basetat e personazhit Brahushi janë diskutuar dhe në Byronë Politike se ato baseta janë më të gjata. Sepse ata e kuptuan se personazhi u bë më tepër simpatik dhe jo antipatik. Mbase basetat ishin një model që mund të imitoheshin dhe jo në një model që të rinjtë të distancoheshin, prandaj tërhoqën vëmendjen për basetat e gjata të personazhit, gjë kjo që mund të bënte t’u riktheheshim xhirimeve. Kishte ndodhur që edhe për element kaq banal t’u riktheheshim xhirimeve, ku mund të prishej ana artistike. Por që në atë kohë as që nuk pyetej fare ana artistike”.

Të fundit

“Zogu i Zi” drejt zhbllokimit, policia liron pjesërisht një nga akset e rrethrrotullimit

Policia ka hapur një nga akset e rrethrrotullimit te Zogu i Zi, i bllokuar prej afro dy orësh nga...

Noka dhunon policët/ Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit

Noka dhunon policët/ Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit vijon…/   S,M

Mosbindja civile, Bejko: Berisha ka dështuar, po përgatit alibinë për humbjen

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita po zhvillon sot protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Skenari i protestës parashikon bllokimin e 5 segmenteve...

Protesta e opozitës/ Policia nis shoqërimet

Policia ka nisur shoqërimet te Pallati me Shigjeta. Një protestues është shoqëruarpas përplasjeve mes punonjësve të policisë dhe qytetarëve. Protestuesit kanë b llokuar rrugën, ndërsa poliucia...

Tensione te Pallati me Shigjeta, policia përplaset me protestuesit

Tirana është përfshirë në kaos pasditen e sotme. Prej orës 17:00 opozita po mban protestë duke bllokuar nyjet kryesore të kryeqytetit, në vazhdën e...

Lajme të tjera

Web TV