Të shtëna me armë në një Universitet të Rusisë, pamjet dramatike kur nxënësit hidhen nga dritaret (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë persona u konfirmuan të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat në kampusin e një universiteti në qytetin rus të Perm. Autori i krimit u kap nga policia. Njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga një ndërtesë përmes dritareve.

Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urals. Mediat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur, ose të mbylleshin brenda një dhome.

Sulmi përfundoi me kapjen e autorit, njoftuan autoritetet e universitetit dhe policia. Sipas disa mediave, ai u plagos nga policia.

Hetuesit thanë se sulmuesi është student në këtë universitet. Raportet e mëparshme të pakonfirmuara e identifikuan atë si një 18-vjeçar të quajtur Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se bëri komente në rrjetet sociale, ku përshkruante motivet e tij për këtë sulm ekstrem.

Të fundit

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhet të jetë më shumë...

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental në lumin Yarlung Tsangpo, i...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

Lajme të tjera

Web TV