“Unë të zhvesh tani direkt”/ I bëri “të fortin” policëve, e peson keq i riu nga Durrësi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia i ka hequr përfundimisht patentën një 25-vjeçari nga Durrësi pasi është konstatuar i dehur në timon. Fillimisht ai u ndalua për të verifikuar veshjen e xhamave të makinës, por gjatë kesaj procedure është konfliktuar me policët duke i kërcënuar ata me fjalë dhe veprime.

Krahas sharjeve, ai i është drejtuar njërit prej tyre me fjalët: “O do të zhvesh unë ty sonte o s’ka. Unë të flas si burri-burrit, kurse ti më bën k**vën mua në telefon”.

Pas kësaj, atij i është bërë edhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se ishte i dehur. Të riut i është konstatuar një masë prej 0.35 mg/l alkool në gjak.

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur. 

Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit)”, bën me dije policia.

Njoftimi  i plotë

DVP Durrës

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur, ju informojmë se:

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur.

Lexo edhe :  Kodi i ri Penal/ Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz ‘udhëheqësit’

Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).

DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV