Përplasja me Serbinë/ Albin Kurti flet në Parlament: Targat e reja, imponim nga Beogradi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti deklaruar në Parlament se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë, “nuk ka qenë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër”, duke iu referuar Serbisë.

Kurti ka thënë se derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, targat RKS do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“15 shtatori i këtij viti, ka qenë data e fundit e që veturat me targa KS do të hyjnë nga Serbia në Kosovë. 5 ditë nga kjo datë, MPB-ja sot ndërmori aksionin për konfiskimin e këtyre tabelave. Pavarësisht çfarë nacionaliteti janë ato tabela, do të konfiskohen dhe do të pajisen me tabela të përkohshme. Si kryeministër iu siguroj se veprimet në veri për, nuk janë drejtuar ndaj qytetarëve serb e as nuk ka të bëjë me ndonjë destabilizim. Ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë.

Pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejt, sot po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Të fundit

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale...

Lajme të tjera

Web TV