Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë – drejt akreditimit pranë Federatës Europiane të Arsimit (FEDE)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e Premte, datë 17 Shtator Rektori i UMSH. Prof.Dr Adrian Civici, Prof.Dr.Ksenofon Krisafi, Dekani i Fakultetit shkencave juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe prof.Dr.Ylljet Alicka  zhvilluan një takim në selinë e Universitetit Mesdhetar të Tiranës me Znj Claude Vivier le Got, Presidente e Federatës Europiane të Edukimit,  partner i Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s në fushën e politikave evropiane të arsimit, me statusin e pjesëmarrjes në Këshillin e Evropës.

Pasi u njoh me veprimtarinë akademike e shkencore të UMSH dhe objektivat e UMSH për të ardhmen, Znj Claude Vivier le Got bëri një prezantim të zgjeruar të Federatës Europiane të Arsimit si partner i Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s në fushën e politikave evropiane të arsimit duke theksuar ftesën, mundësitë, përfitimet, praktikat dhe hapat konkret të përfshirjes së Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Federatën për Arsimin në Evropë (FEDE).

E pranishme në 40 vende të botës, me mbi 50 vjet eksperiencë dhe një rrjet të gjerë alumni, me gati 500 institucionet e rrjetit të saj, FEDE përfaqëson një  model evropian progresiv për arsimin, vecanërisht arsimin e lartë universitar dhe kërkimin shkencor.

Të gjitha diplomat  e FEDE bazohen në Sistemin Evropian të Akumulimit dhe Transferimit të Kredive (ECTS) dhe përputhen me standardet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA).

Akreditimi i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë pranë FEDE do të ofronte një garanci për standarte akademike e kërkimore cilësore, të njohura e certifikuara në të gjitha hapësirat arsimore evropiane e më gjerë.

Të fundit

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Lajme të tjera

Web TV