Zbulohen detaje nga martesa e Rudinës me Markun, nga certifikata e vaksinimit tek kodi i veshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 1 Tetor. Në ftesën që i ka dërguar të ftuarve vihen re disa detaje që kërkohen nga çifti për të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në ditën e tyre.

Çdo person duhet të tregojë në hyrje certifikatën anti-covid ose testin PCR të kryer të paktën 48 orët e fundit. Ndërsa për kodin e veshjes, kërkohet që zonjat të kenë fustan mbrëmjeje, ndërsa meshkujt kostum elegant.

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit”, thuhet në ftesën e dasmës.

Kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV