Erion Braçe “përmbys” karrigen: Nuk erdha si hajdut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E premtja ishte dita e fundit në detyrë si zv.kryeministër për Erion Braçen, që duke filluar nga dita e sotme do të jetë vetëm një deputet i Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka postuar një video ku tregon se ka mbledhur sendet e tij dhe është larguar nga zyra, e cila tashmë do t’i përkasë zv.kryeministrit të ri, Arben Ahmetajt.

“Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut” dhe “pata lirinë të them JO”, thekson Braçe në shkrimin krah videos, por është kujdesur që të lërë edhe një mesazh të fshehur, pasi në fund të videos shihet karrigia e përmbysur. Nuk dihet kujt i drejtohet ky mesazh i koduar i Braçes, por ish-zv.kryueministri që prej vendimit për të mos qenë më pjesë e qeverisë, shpeshherë ka bërë postime me mesazhe thumbuese.

Mes sendeve të tij që mbante në zyrë, Braçe është kujdesur që në video të evidentojë faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” të datës 27 gusht 2005, të cilën e mban në një kornizë, topin e futbolllit dhe disa libra, midis tyre edhe “Vrasja e një kryeministri”.

 

 

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV