Juventus sot ‘në dorë të Rey Manaj’ për…mbijetesë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Massimiliano Allegri po lufton me një nga fillimet më të këqija ndonjëherë. Në 18:30, Juventusi do të vizitojë Spezia për të provuar të ndryshojë rrjedhën e një sezoni, që ka nisur me këmbën e gabuar: asnjë fitore pas katër ndeshjeve të para të Serie A.

“Tani duhet të ulim kokën, sepse vetëm tri pikët na bëjnë punë, – tha dje trajneri bardhezi në konferencë për shtyp. – Është e kotë ta mohosh, kjo përballje është mes dy skuadrash për mbijetesë, po të shohim renditjen aktuale”. I vetmi lojtar i padisponueshëm (përveç Arthur të lënduar dhe Kaio Jorge) është Chiellini, i cili ditët e fundit kishte pak ethe dhe u la në shtëpi.

Ja formacionet e mundshme:
SPEZIA (4-3-3): Zoet; Amian, Hristov, Nikolau, Bastoni; Ferrer, Bourabia, Maggiore; Salcedo, Manaj, Gyasi

JUVE (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, De Sciglio; Chiesa, Bentancur, McKennie, Bernardeschi; Dybala, Kean

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV