Ishin “live” në emision, burri shfaqet lakuriq pas moderatorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin NBC “Today” në Amerikë. Teksa emisioni po transmetohej ‘Live’ pas prezantuesve ka kaluar një burrë i zhveshur, i cili po bënte vrap.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan.

Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive, e cila shihet se është e rrethuar me xhama.