Pse të pasurit bëhen “kokë turku” nga teoricienët e konspiracioneve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rainer Zitelmann

 

Teoricienët e konspiracioneve janë njerëz që i shohin ngjarjet negative – krizat, pandemitë dhe gjëra të ngjashme – sitë ishin rezultat i makinacioneve nga individë apo grupime të fuqishme. Kjo “mendësi konspirative” shpesh shoqërohet me bindje politike të djathta. Por zakonisht anashkalohet fakti, që edhe njerëzit në të majtë të spektrit politik, shpesh kanë tendencë që të mendojnë në të njëjtën mënyrë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për anti-kapitalistët.

Anti-kapitalizmi është një besim veçanërisht i përhapur në mesin e njerëzve me bindje të majta. Por ai ekziston edhe tek njerëzit që mbështesin pozicione të krahut të djathtë. Ndërkohë, të dyja grupime identifikojnë të njëjtët fajtorë: ata bëjnë kryesisht me faj të pasurit, bankierët dhe korporatat për krizat dhe katastrofat më të mëdha në botë. Për të djathtën “armiqtë” janë njerëz si Xhorxh Soros apo familja Rotçajld, ndërsa për të majtën vëllezërit Koh apo “lobistët” e pa fytyrë, shihen si ata që lëvizin fijet pas ngjarjeve të mëdha politike. Megjithatë, shumë shpesh ndodh që armiqtë e ekstremit të djathtë dhe të majtë mbivendosen, si në rastin e Bill Gejts, që nxiti zemërimin dhe armiqësinë e madhe të shumë njerëzve gjatë krizës së koronavirusit.

Gjatë krizës financiare të vitit 2008, rolin e “kokës së turkut” e luajtën “bankierët lakmitarë” dhe “spekulantët financiarë”. Në një studim të gjerë, psikologët gjermanë Roland Imhof dhe Martin Bruder zbuluan se “mentaliteti i komplotit mund të kuptohet si një qëndrim politik i përgjithësuar, i dalluar nga qëndrimet tradicionale politike si autoritarizmi i krahut të djathtë, dhe një paragjykim ndaj shoqërisë”. Teoricienët e konpiracioneve, ushqejnë një zemërim të fortë kundër grupeve që janë të fuqishme apo atyre që ata i perceptojnë si të tilla. Analiza e studiuesve tregoi një lidhje të qartë midis mendësisë konspirative dhe deklaratave të tilla si:

– Kompanitë shumëkombëshe janë shkaku i shumicës së problemeve në botë.

– Për shkak të lakmisë, krerët e tyre kanë humbur çdo lloj morali.

– Të gjithë njerëzit në botë do të ishin më mirë, në rast se do të kishte më pak spekulatorë financiarë.

Lexo edhe :  'Oqeani' sipas Trump apo Roosevelt?

Mentaliteti konspirativ, siç tregohet edhe nga qëndrimi i favorshëm ndaj deklaratave të mësipërme, është i lidhur ngushtë me kërkimin e “kokës së turkut”, fajtorit për krizat. Psikologu amerikan Peter Glik është shprehur kundër pikëpamjes së përhapur, sesi “kokë turku” zgjidhen gjithmonë pakicat e brishta dhe të pambrojtura. Në fakt, e kundërta është më shpesh e vërtetë: “Është pikërisht fuqia që ka një grup (dhe jo dobësia e tij), ajo që e bën atë një “kokë turku”.

Ai citon si shembull armenët në Turqi, hebrenjtë në Gjermani, komunitetin etnik Tutsi në Ruanda, të pasurit dhe intelektualët në Kamboxhia. Në të gjitha këto raste, ata ishin grupe të suksesshme (në aspektin ekonomik), që u zgjodhën fillimisht si “kokë turku” dhe më pas u vranë. “A zgjidhen këto grupe në çdo rast për shkak të dobësisë së tyre të perceptuar? Jo, është krejtësisht e kundërta: ato zgjidhen si “kokë turku” pikërisht sepse (shpesh në mënyrë të gabuar) perceptohen si të fuqishëm dhe me synime të këqija”. Një mendësie e tillë është gjithashtu shprehje e zilisë. Një studim ndërkombëtar i kryer në 7 vende, i kryer si pjesë e projektit “The Rich in Public Opinion”, zbuloi se njerëzit që janë shumë të prirur ndaj zilisë sociale, kanë shumë më shumë gjasa sesa njerëzit jo ziliqarë që të bien dakord me deklarata e mëposhtme:

“Ata që janë shumë të pasur dhe duan gjithnjë e më shumë pushtet, janë fajtorë për shumicën e problemeve më të mëdha që ekzistojnë sot në botë, si ato të një natyre ekonomike po ashtu edhe humanitare”. Në Shtetet e Bashkuara, 57 për qind e të anketuarve që vuajnë nga një zili sociale e theksuar u pajtuan me këtë deklaratë, në kontrast të plotë me vetëm 12 për qind të atyre që nuk kanë zili. Prandaj, anti-kapitalizmi dhe paragjykimet kundër të pasurve janë të lidhura ngushtë me mendimin konspirativ dhe kërkimin e një “koke turku”, që nga ana tjetër është veçanërisht e rrënjosur në mesin e atyre që kanë zili suksesin e të tjerëve. / “Linkiesta”

 

 

Të fundit

Kanabisi mjekësor, zonat ku do lejohet kultivimi!

Qeveria miratoi dje zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi është...

Basha: SHBA nuk është tërhequr nga SPAK!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën...

“Bllokim në 8 dhe 9 mars në Unazën e Madhe”/ ARRSH: Qarkullimi do të ndalojë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të...

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Lajme të tjera

Web TV