Apeli i Posaçëm kthen për gjykim ”Gërdecin”, reagon avokati i Fatmir Mediut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka cilësuar një antikushtetues vendimin e Apelit të GJKKO për të rihapur dosjen “Gërdeci”.

Për Vishën është hera e parë që një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ai thekson se një reagim me transparencë do të ketë pasi pala mbrojtëse të njihet me arsyetimin e vendimit.

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihapjes së dosjes “Gërdeci” dhe gjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut.

Në shpërthimin e Gërdecit vdiqën 26 qytetarë shqiptarë. Një vit më vonë Prokuroria e Përgjithshme ngrit akuza ndaj Mediut dhe kompetencat i mori Gjykata e Lartë pasi gjykonte personat me imunitet. Kolegji Penal vendosi pushimin e çështjes së Mediut.

13 vite më vonë familja Durda e cila humbi djalin e mitur nga shpërthimi depozitoi kërkesën për rihapje të procesit gjyqësor. Kërkesa u pranua nga SPAK. Kjo e fundit iu drejtua Gjykatës së Lartë, por ajo ia kaloi GJKKO.

NJOFTIMI NGA PËRFAQËSUESI LIGJOR I FATMIR MEDIUT

Deklaratë

Ne cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z.Fatmir Mediu shpreh si më poshtë:

Vendimi i deklaruar në media nga Gjyqtarja e Apelit te Posaçëm, përbën një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Europiane Për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh te tjera te vendit..

Ai (vendimi) përbën një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji.

Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës së Lartë!!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Lexo edhe :  “Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

Pasi të njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV