Nis edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival”, 112 filma botëror në konkurrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Sipas deklaratës për shtyp nga “TIF”, ky edicion ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards.

Nga 40 vende te Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës së Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës së Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Do të shfaqen 112 filma në competition në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, qe jane Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.

Nga 2950 filma 705 janë studentë dhe 930 debutantë, që edhe ata të rinj që sapo kanë hyrë në botën e industrisë së filmit e shikojnë Tiranën si destinacion të karrierë sëtyre të suksesshme.

Ky edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i Grand Jury Prize, Directing Award dhe Audience Award në Sundance, festivalin më të rëndësishëm në SHBA dhe do të mbyllet me premierwn kombëtare të filmit “Looking for Venera” nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Lexo edhe :  Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Do të jenë 4 juri ndërkombëtare që do të vendosin për çmimet e TIFF 2021 me prezencen e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombetare, si: Mohamed Siam (France) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore, si dhe të dy anëtarë të Academy of Motion Picture Arts and Sciences USA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Mureșanu (Romania), fitues European Film Award 2020,

Në festival do të jenë gjithashtu në juri Giovanni Robbiano (Italy), Sandra Kawar (Jordan), Simeon Ventsislavov (Bulgaria), Alessandra Pastore (Italy), Nazlı Eda Noyan (Turkey), Maria Di Razza (Italy), Predrag Bambić (Serbia), Ismet Sijarina (Kosovo), Jean Paul Pauwels (Belgium), Barbara Gasser (Austria), Jen Alvares (USA), Sehad Cekic (Montenegro), Ben Apolloni (North Macedonia), dhe Erenik Beqiri, Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh rregullat e pandemisë ky do të jete një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë./MCN.tv

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV