Pesë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër prej tyre rrëfejnë për DW për motivet dhe sfidat e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DË. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DË rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh.

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DË. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe nö kryesinë e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantë nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DË teksa shpërndan prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

Lexo edhe :  Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron t’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të Gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbështetur atë edhe me programe mentoriimi. Për këtë angazhim Afërdita Suka u vlerësua në vitin 2015 edhe me çmimin Helene Ëeber,një shpërblim prej 10000 euro për gratë që angazhohen në politikën komunale. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

Dafina Berisha, 21-vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për Bundestag, e zgjedhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo DË, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV