Nga Elton Qyno
Sot është më keq të shkosh në stadium, se sa të hysh në Fushë-Kuqe. Fshatin ku fshihen disa prej kontigjentëve më të kërkuar të krimit në Shqipëri.
E them këtë gjë duke marë shkak, nga një ngjarje jo e këndshme që ka ndodhur në një stadium në Tiranë. Një ngjarje e përsëritur në stadiumet tona ka ndodhur këto ditë, ku sharjet, dhuna dhe kërcënimet ndaj individëve sportive nuk kanë munguar.
Por këto sharje dhe ofendime, e deri në kërcënime e presioneve psikologjike u shtrinë që në fillim të hapjes së sezonit sportiv, mbi njerëzit e medias, që në fund të fundit ndodheshin në stadium, për të bërë sehir dhe pse jo për të filmuar video të situatave të pakëndshme dhe momenteve pikanteve të ndeshjes.
Një ndër njerëzit e medias, ishte dhe gazetari dhe kolegu ynë, Artan Hoxha, i cili u përball me kërcënimin publik dhe fyerjet, në shkallët e stadiumit, ku zhvillohej ndeshja e futbollit mes Tiranës dhe Egnatias.
Dhe të gjithë këtë situatë e krijuan dy “dobermanë” nga Laçi, punonjës të ekipit të Laçit, që kishin hyrë në stadium jo për të parë ndeshjen, por për të gjetur Artan Hoxhën dhe dhënë një mësim të mirë këtij të fundit.
Dhe ashtu ndodhi, nga tribuna VIP, ju drejtuan tribunës së medias ku e gjetën dhe e kërcënuan e ofenduan, kolegun Artan Hoxha.Faji i vetëm i këtij të fundit ishte se ndodhej i pranishëm në sfidën sportive mes Dinamos dhe Laçit.
Në këtë ndeshje ndodhi një situatë jo komode dhe jo sportive. Ku “dobermanët” e Laçit dhe biznesmenit Pashk Laska, ju sulën albitrit e lojtarëve të Dinamos me të shara, a thua se ishte një ndeshje ”ËrestleMania” dhe jo një ndeshje futbolli. Ku në fund gjykohej nëse ishte gol në favor të Laçit apo jo.
Këta jo sikur erdhën nga kupat e europës, po sikur erdhën nga kategoria e tretë. Luhet futboll nëpër botë, luhet futboll dhe këtu tek ne!
Megjithatë Artan Hoxha në gjithë këtë skenë kaosi, ku “dobermanët” ishin gati të hidheshin dhe nga kangjëllat e tribunës dhe të hynin tek salla e monitorëve të sistemit VAR, nuk ka bërë asnjë veprim të kundraligjshëm.
Bëri atë që mund ta bënte çdo gazetar, madje dhe gazetari më fillestar. Nxori telefonin dhe filmoi. Duke dokumentuar me video të gjithë situatën në stadium dhe më pas e postoi në rrjetin “Facebook”.
Tani kjo video paska shqetësuar “dobermanët” e sport klub Laçit, të cilët marin udhërin nga shefat e tyre financiarë, Pashk Laska, se duhet patjetër të gjenin gazetarin Artan Hoxha, për ti dhënë një mësim të mirë.
Dhe gjetja e tij, është pikasur mu në mes të Tiranës dhe mes gazetarëve sportivë në tribunën mediatike të stadiumit, ku zhvillohej ndeshja Tirana-Egnatia. Në këtë ndeshje nuk luante Laçi, por ja që Laçianët kishin hyrë brenda.
Në pushimin e pjesës së parë, nga tribuna VIP drejt e tek tribuna mediake “dobermanët” dhe ja gjetën Artan Hoxhën. Këtu filloi. Pse meresh me Laçin ti, e di çtë bëjmë, të fusim plumbin andej të fusim këtej, të bëjmë mos hysh kurrë në stadiume dhe gjithë farë fyerjes e kërcënime, në sy të gazetarëve të tjerë.
E habitshme se si nuk rreagoi dhe denoncoi këtë ngjarje qoftë publikisht por dhe në polici, asnjë gazetar sportiv. Por të gjithë bënin sikur s’kishte ndodhur gjë dhe s’kanë parë gjë. E gjithë skena është parë nga shumë persona dhe lesh, asnjë nuk ka folur.
Vetë gazetari Hoxha, doli dhe i denoncoi publikisht në “Procesin Sportiv” në Top-Channel, të tre “dobermanët” Laçianë. Madje njoftoi dhe policinë. Po cilën polici, policinë e Ardi Veliut apo të Rebaniut?
Cila polici do i ndalojë, kur këta idividë dhe vetë Pashku kanë procedentë të përsëritur me gazetarët. A thua se gazetarët, ja fusin golat Laçit?.
Këta njerëz nuk dinë të ndalen më. Këta e kanë bërë blozë vetëm për shkak të lidhjeve që kanë në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Polici e prokurori.
Ne sot jemi përballë një fakti që ka ndodhur dhe është denoncuar dhe publikisht nga gazetari Artan Hoxha, dhe çuditërisht asnjë nga organizman nuk reagon, as Policia e Shtetit e cila është në hava, as prokuroria, as televizioni “ABC News” ku punon Artan Hoxha, as kolegët e tij dhe madje as Instituti i Medias apo Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
Huliganë e “dobermanë”, ju kanë kërcënuar me jetë në krye të detyrës, një gazetar dhe sot çuditërisht nuk flet askush. Ore çfarë prisni për të reaguar dhe ngritur zërin për një koleg, vetëm atëherë kur të dali në televizor me manikota apo krah të thyer. Kjo mund quhet kërcënim pastaj.
Apo do reagoni vetëm atëherë kur rradha e kërcënimeve të shkojë te Remzi Lani, dhe të gjithë ju ta ndjeni veten të rrezikuar nga këta “dobermanë”?
Sot po ju them vetëm kaq, se është më keq të shkosh në stadium, se sa të hysh në Fushë-Kuqe. Aty në atë fshatin Laçian, ku fshihen disa prej kontigjentëve kriminalë, më të kërkuar të krimit në Shqipëri.
Ndaj që sot organizmat mediatike, duhet të reagojnë dhe dënojnë këtë kërcënim ndaj njerëzve të medias, për hir edhe të gazetarëve të tyre, që i çojnë çdo fundjavë në stadiumet Shqiptare.