Përplasen dy makina në Shijak, plas sherri me thika pas aksidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr me thika është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka përfunduar me 1 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas një prej pasagjerëve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një person te makina tjetër.

Nuk dihet se për çfarë ka nisur sherri dhe gjendja e të plagosurit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

“Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton Policia.

Të fundit

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

Lajme të tjera

Web TV