Çoi ushtrinë në kufi të Kosovës, ministri serb i Mbrojtjes: I refuzoj thirrjet për de-eskalim të situatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovië sot në afërsi të pikë-kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë tha se kushti për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe fillimin e dialogut është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ajo pjesë.

Ai, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan pjesën ku po qëndrojnë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e protestues afër kufirit.

Stefanoviç tha se Serbia nuk po i ngre tensionet, tha se janë gati për dialog, por përmendi një kusht.

“Unë refuzoj thirrjet për de-eskalim të situatës drejtuar të dyja palëve, sepse ne nuk po provokojmë, nuk e kemi arrestuar askënd, nuk kemi hyrë në veri, nuk po kërcasim me armë, as nuk kemi bërë ndonjë lëvizje që i ngre tensionet. Ne jemi gati për dialog, por ata duhet t’i heqin njësitë speciale dhe ta kthejnë situatën në gjendjen e mëparshme”, tha Stefanoviç.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV