Nikolla për vitin e ri shkollor: Nxënësit të marrin arsimimin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë mësuesit, nxënësit e prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor. Nikolla shprehet se pavarësisht pandemisë, do bëhet më e mira që nxënësit të marrin cilësinë e duhur nga bankat e shkollës.

“Të dashur nxënëse e nxënës, Të dashur mësuese e mësues, Të dashur prindër!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor! Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës. Beteja për dijen është më e bukura e jetës. Suksese dhe një vit të mbarë“, shkruan Nikolla.

Të fundit

Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi popullit dhe qeverisë...

Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt...

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Lajme të tjera

Web TV