Detajet nga mashtrimi i infermieres dhe shitëses! Gratë u vëzhguan nga policia për disa kohë para arrestimit

Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, infermiere dhe shoqja e saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, shitëse, prej kohësh mashtronin dhe vidhnin qytetarët duke u marrë kartat e ID dhe më pas tërhiqnin kredi në emrin e tyre. Mësohet se grave u janë dokumentuar të paktën 10 raste të vjedhjes, ku vetëm në një rast mashtrimi shkon në të paktën 4 milionë lekë të vjetra.

Më herët ka pasur në polici denoncime nga qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit dhe nga këtu ka nisur verifikimi nga Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës.Dy gratë janë mbajtur në vëzhgim për disa kohë, deri në arrestimin e tyre