Marcello Mastroianni, “Kalorësi” i kinemasë italiane me 160 filma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ishte “Kalorës i Kryqit të Madh – Urdhëri i Meritës i Republikës së Italisë”. Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni u lind më 28 shtator 1924 në Fontana Liri dhe u nda nga jeta në 19 dhjetor 1996. Ishte një nga aktorët më të famshëm italianë jashtë Italisë në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, sidomos për filmat e interpretuar së bashku me aktoren Sophia Loren dhe për rolet kryesore në filmat e Federico Fellini-t. Filmat e tij të shquar përfshijnë “La Dolce Vita” ; “8 ½” ; “La Notte” ; “Divorci në stilin italian” ; “Dje , sot dhe nesër” ; “Martesa në stilin italian” ; “Një ditë e veçantë” ; “Qyteti i grave” ; “Henry IV” ; “Sytë e errët” ; dhe “Të gjithë janë mirë” . Nderimet e tij përfshijnë Film Academy Awards britanik , çmime për aktorët më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe dy Golden Globe Awards .

Gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në 160 fima dhe është drejtuar nga disa prej regjisorëve më të mëdhenj të historisë: Fellini, Scola, Visconti dhe Monicelli. “Një aktor bën gjithçka për t’u bërë i njohur dhe më pas, kur ia del, vendos një palë syze të errëta për të mos u njohur”. Kjo fjali, më shumë se të tjerat, tregon atë që ishte Marcello Mastroianni, ylli i kinemasë italiane.

Një aktor i pakrahasueshëm i historisë së artit të shtatë, ikonë e bukurisë. Jeta e tij ka qenë pa dyshim “një jetë e ëmbël”, e shenjuar me dashuri të mëdha dhe filma të mëdhenj, më të rëndësishmit e të cilëve të filmuar me yllin tjetër të kinemasë italiane, Sophia Loren dhe me regjisorin Federico Fellini.

Janë 160 filmat e xhiruar në karrierën e tij, në të cilët ka interpretuar nga njerëzit e thjeshtë te personazhet e dëshpëruara. Në kohën e yjeve të mëdha të hollivudianë Mastroianni ka marrë tri herë nominimin e çmimeve Oscar, por edhe tri çmime si aktori më i mirë në Kanë, dy Golden Globe, dy Bafta, tetë David di Donatello, dy Coppe Volpi dhe një Luan të artë për karrierën.

Lexo edhe :  Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Jeta e Marcello-s ishte edhe një jetë e shenjuar nga dashuri potente dhe të vuajtura. Duke filluar nga ajo që e shoqëroi deri në vdekje, për gruan e tij Flora Carabella, nga e cila nuk dëshiroi kurrë të divorcohej. Më të njohura janë ndoshta dashuritë e lindura në xhirimet e filmave, me Faye Dunaway dhe Catherine Deneuve, të cilave i duhet shtuar edhe ajo “platonike”për Sophia Loren, shenjë e një kimie profesionale në 12 filma ku kanë interpretuar krah për krah.

Në ’45 daton dashuria e parë me aktoren Silvana Mangano. Duke mbërritur pastaj tek e fundit me regjisoren Anna Maria Tatò, autore e atij që quhet testamenti shpirtëror i Mastroianni-t në formën e filmit: Marcello Mastroianni – Më kujtohet, po, mua më kujtohet.

Të fundit

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

Lajme të tjera

Web TV