Presidentja e KE Ursula Von der Leyen viziton sot Tiranën: Ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Shqipërinë. Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale ku njofton vizitën e saj në 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së thotë se mesazhi i saj është i qartë, ‘ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane’.

Presidentja e Komisionit Europian pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Mësohet se së bashku me kreun e qeverisë Edi Ramën do të marrë pjesë ne inagurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe kopshtin ‘Europa’ financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Axhenda e vizitës së Von Der Leyen:

8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni

Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta

Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.

Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së, Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Rajonit në BE, duke thënë se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën europiane. Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku.

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit.

Lexo edhe :  Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV