Ekzekutimi i efektivit të policisë në Lezhë, identifikohet autori 21-vjeçar

Oficeri i Krimeve në Komisariatin e Lezhës është vrarë me armë zjarri në Ishull Lezhë.

Polici që ka humbur jetën është Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili shihet në foton më lart.

Është identifikuar autori, Aldo Rama, 21 vjeç , i cili ka qenë i dënur dhe më parë për drogë.

“Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.