Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi: Ja përse Rama nuk e takoi presidenten Vjosa Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sqaron përse kryeministri Edi Rama nuk takoi gjatë viztës së tij në Prishtinë ditën e hënë presidenten Vjosa Osmani. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Minxhozi tha se gjithçka lidhej me faktin se Osmani ka qenë jashtë Kosovës dhe ka mbërritur në Prishtinë ditën e dielë dhe për këtë arsye nuk ka qenë e përfshirë në axhëndën e takimeve. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Tiranë kryeministri Edi Rama nuk ishte present në seancën parlamentare gjatë kohës kur ajo mbajti fjalimin përshëndetës duke sjellë shumë debate. Por rasti në fjalë nuk lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Osmanit. Më poshtë përgjigjet e ambasadorit Minxhoi lidhur me takimin e munguar të Ramës me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Zoti ambasador, a ka patur kërkesë nga kryeministri Edi Rama për takim me presidenten Osmani?

Problemi është se kryeministri i Shqipërisë dhe Kosovës janë dakorduar për programin e vizitave që ditën e dielë. Ka qenë një program shumë i ngjeshur. Për të hequr çdo aludim që mund të ngrihet për këtë çështje unë po them që nga ora 08.20 kur delegacioni i Shqipërisë ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” dhe deri në orën 17.00 kur ka qenë kulmi i vizitës janë realizuar 10 takime dhe vizita të ndërsjellta.

A është çështje kohe kur takohet kryetari i një partie që përfaqëson 7 për qind të popullsisë dhe të mos takosh presidenten?

Të jeni të sigurtë që nëse zonja Osmani do ishte në Kosovë kryeministri Rama do ta takonte atë patjetër. Ashtu si edhe kryetarin e Kuvendit i cili erdhi në limitet e fundit të kohës.

Lexo edhe :  "Sapo morëm videot", Lapaj kërkon numërim në 2 qarqe ku pret mandat

Takimet përgatiten me ftesë, nuk përgatiten në çast.

Po pikërisht me ftesë. Nuk ka patur kërkësë nga kryeministri sepse ka qenë një vizitë shumë e shpejtë. Shumë intesive dhe një kohë limit në maksimum. Nuk ka qenë një vizitë e planifikuar javë më parë ku do shikohej ku është njëri dhe ku është tjetri. Dhe shpesh herë ndodh që edhe gjatë vizitave në Shqipëri, jo të gjithë udhëheqësit ndodhen aty.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV