Homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, Rama: Një çast i rëndë për shoqërinë dhe për shtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot pranishëm në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, duke e konsideruar lamtumirën për të një moment të rëndë për policinë, shoqërinë dhe vetë shtetin. Kryeministri bëri me dije se dy fëmijët e mitur që Dëshmori i Atdheut la pas, përveç mbështetjes financiare nga shteti, me hyrjen në fuqi të ligjit për Fëmijët nën kujdesin e Republikës, do të marrin edhe 170% të pagës së babait të tyre deri kur të mbushin moshën madhore.

“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së shtetit, patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen. Duke iu shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më t ë ndjera të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë Dëshmor të ri të Atdheut dhe të gjithë punonjësve të policisë, dua të bëj me dije se qeveria sot ka vendosur mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por me të hyrë në fuqi ligji për fëmijët nën kujdesin e Republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri në moshën e pjekurisë. Përgjegjësia e Republikës është që fëmijët e Dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës mos të mbeten vetëm por të ndjehen të mbështetur, të përkrahur dhe inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre, duke qenë krenarë për prindin dhe shtetin të cilit babai i shërbeu deri në ditën e fundit”, tha Rama.

Të fundit

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Lajme të tjera

Web TV