Ish-presidenti George W. Bush është bërë gjysh për herë të katërt me një mbesë, të quajtur Cora.
Ajo lindi ditën e hënë në qytetin e Maine, ku banon dhe vetë Bush. Kjo është fëmija e parë që vjen në jetë nga Barbara Bush, 39 vjeç, njëra nga vajzat binjake të ish-presidentit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur George W. Bush në profilin e tij në Facebook ku shprehet krenar dhe mirënjohës për ardhjen në jetë të pjesëtarit më të ri të familjes Bush.
Barbara Bush kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin dhe skenaristin e njohur, Craig Coyne, në tetor të vitit 2018 me ceremoninë martesore të mbajtur në shtëpinë e ish-presidentit amerikan.
View this post on Instagram