Saimir Hoxhës i vendoset ylli në memorialin e policisë, Rama: Fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha është vendosur në memorialin para Ministrisë së Brendshme bashkë me mbi 200 dëshmorë të tjerë të Policisë.

Rama mbajtur një fjalë të shkurtër mes shiut duke premtuar se fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm.

Ai kujtoi se ka kaluar një kohë e gjatë që kur u vendosur ylli i fundit në memorial, por ai theksoi se statistikat nuk ka rëndësi pasi një jetë e vetme vlen sa gjithë të tjerat.

Të pranishëm në ceremoni ishin zyrtarë të lartë të qeverisë, ministrisë dhe vetë familjarë e të afërm të të ndjerit nënkomisar, Saimir Hoxha.

FJALA NGA EDI RAMA

Sot ne jemi këtu për të mbajtur ceremoninë e vendosjes së yllit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit pranë yjeve të gjithë dëshmorëve të trupave tona të rendit e sigurisë në harkun e këtyre viteve.

Është një kohë e gjatë qysh se është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim, që në gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Nga ana tjetër statistikat  s’kanë rëndësi, sepse një jetë e vetme vlen sa gjithë jetët kur ajo humbet.

Nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se sa të gjitha fjalët dhe ndjenjat tona.

Dua të them se sidoqoftë ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm. Ne do të përkujdesemi për ta siç kemi nisur për familjet e tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të dalin me këmbët e tyre në jetë.

Lexo edhe :  Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

170% e pagës për fëmijët nuk thotë asgjë në raport me humbjet, natyrisht që as ato 50 mijë lekë nuk thonë asgjë, por sidoqoftë është një lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar përdore jo vetëm nga nëna, gjyshërit, por dhe nga shteti, nuk do i mungojë asgjë njësoj sikur babai të ishte në jetë, përveç mungesës së tij që askush nuk e zëvendëson dot. Lavdi dëshmorëve të atdheut që sot iu bashkohet dhe ylli i Saimirit.

Të fundit

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin...

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në...

Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores....

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e...

Lajme të tjera

Web TV