Emocione, spektakël, gola, por jo fitues! Derbi i parë i kryeqytetit mbyllet në barazim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon nuk ka fitues. Dinamo dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1, duke ndarë nga një pikë. Më e fituar skuadra blu, pasi me 10 vetë ia doli të përballojë të kuqtë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të. Kapiteni Ibraimi kalon në avantazh blutë. Pas një asisti të Çinedut, mesfushori nuk fal përballë portierit Alban Hoxha.

Ndeshja ndizet edhe më shumë, me të dyja skuadrat që krijojnë rastet e tyre. Fundi i pjesës së parë sjell një episod. Sofranak del me karton të kuq. U desh ndërhyrja e VAR që të kuptohej më mirë ndërhyrja me takë e mbrojtësit të Dinamos. Blutë mbesin me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë ka vetëm një skenar, me të kuqtë që sulmojnë pareshtur për të shënuar, por portieri Harizaj i Dinamos ishte në ditë të mirë. Për të ardhur në minutën e 74-t, Tedi Cara pengohet në zonë dhe penallti. Dy minuta më pas Zhunior tregohet i saktë dhe vendos ekuilibrat. Pavarësisht përpjekjve të Partizanit, nuk ka më gola

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV