Ishin në makinë me të riun që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, gjykata merr vendimin për dy shokët e Aldi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka lënë sot në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, shokët e Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me të kur i riu qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha.

Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete, ndërsa gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj, duke lënë në burg dy të rinjtë.

Ndërkohë, avokati i tyre akuzoi gjykatën se po mbron “veprimet e paligjshme të policisë” që ndaluan makinën pa shenja dalluese se ishin policë. Sipas tij, Marku dhe Sherri nuk kanë lidhje me Aldi Ramën.

“Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët ishin pa shenja dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve. Gjykata po mbrojnë veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, në të kundërt do iknin me të. Ata nuk ikën, ndenjën me policët se kur i mbaruan fishekët policëve, u trembën më shumë se ata. Po të donin kishin ikur se ishin më të fuqishëm se policët, por ata ndihmuan të vinte ambulanca për policin e plagosur. Ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale”, tha ai.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV