Koreja e Veriut sofistikon armët, bën provë me një raketë anti-ajrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut bëri të enjten një provë me një raketë të re anti-ajrore të sapo zhvilluar, njoftoi të premten media shtetërore KCNA. Është e fundit në serinë e saj të provave me armë, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çnuklearizim vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ishte prova e dytë vetëm këtë javë pasi Pheniani lëshoi një raketë hipersonike të padukshme të martën.

Ajo ka hedhur edhe raketa balistike dhe një raketë kruz me potencial bërthamor javët e fundit.

Provat nxorrën në pah sesi Koreja e Veriut po zhvillon në mënyrë të vazhdueshme armë gjithnjë e më të sofistikuara, duke rritur rrezikun që ajo të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe të raketave në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të SHBA-së.

Akademia e Shkencës së Mbrojtjes thase raketa përmban teknologji të reja të rëndësishme.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se nuk ka marrë pjesë në provën e fundit, e cila u mbikëqyr nga Pak Jong Chon, një anëtar i byrosë politike dhe Komitetit Qendror të Partisë Punëtore në pushtet.

Pheniani javët e fundit ka argumentuar se provat e armëve kanë për qëllim të rrisin aftësitë vetëmbrojtëse, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për “standarde të dyfishta” dhe “politikë armiqësore” ndaj tij./VOA

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV