Marrëveshje me 3 pika Kosovë-Serbi, Beogradi “kënaqet” me targa plastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova dhe Serbia kanë gjetur “paqen e përkohëshme” pas nëntë ditëve tension në kufi me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve, duke nënshkruar në Bruksel marrëveshjen mes tyre në lidhje me çështjen e targave. Çfarë përfshijnë tre pikat dhe detyrimi i palës serbe për të njohur reciprocitetin. Reagon zëvendësndihmës Sektetari Amerikan i Shtetit, Escobar: “Kosova ka të drejtë në reciprocitet”.

Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi ishte tërësisht artificial i stisur nga Beogradi zyrtar, por përfundoi dje në një marrëveshje e cila i kthen palët aty ku ishin dhe tashmë Serbia duhet të njohë reciprocitetin, pasi çdo automjet që futet nga Serbia do të pajiset me targa të Kosovës. Duke nisur nga data dy tetor njësitë speciale të Kosvës do të tërhiqen nga pikat kufitare me Serbinë, duke ia lënë në duar KFOR-it për një periudhë dy javove. Por ajo që është më me rëndësi palët duhet të arrijnë një marrëveshje të përhershme në lidhje me këtë çështje pas gjashtë muajsh bisedime, kryesisht teknikalitete nën monitorimin e BE-së. I dërguari i BE, Miroslav Lajçak bashkë me lajmin e marrëveshjes ka zbuluar dhe dokumentin me 3 pikat që kanë rënë dakord Kosova dhe Serbia. Nga 2 tetori fillon tërheqja njëkohësisht e njësive speciale nga Jarinja dhe Bërnjaku si dhe do të hiqen dhe do të zhbllokohen edhe rrugët. Në vend të tyre do të vendoset trupat e KFOR të paktën për 2 javë. Në pikën 2, parashikohet që regjimi i targave nga 4 tetori të zëvendësohet me etiketa ngjitëse për të dyja palët deri në një zgjidhje përfundimatre. Ndërkohë për këtë të fundit BE do të krijojë një grup pune me përfaqësues të Beogradit e Prishtinës që do të mblidhet për herë të parë më 21 tetor në Bruksel ndërsa 6 muaj nga mbledhja do të raportojë mbi rezultatet dhe formatin e dialogut. Në këtë mënyrë pas nëntë ditësh bllokim të pikave kufitare nga serbët që jetojnë në Veri të Mitrovicës

Lexo edhe :  Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

TRE PIKAT E MARRËVESHJES

1- Njësitë speciale të vendosura aktualisht në Jarinjë dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me postblloqet duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se ora 16:00. KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para dhe gjatë fillimit të heqjes së njëkohshme dhe do të qëndrojë përafërsisht për dy javë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes.

2- Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00 vendoset regjimi i etiketave ngjitëse siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të BE -së do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme

3- Një grup pune – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjeteve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, grupi i punës do t’i prezentojë formatit të lartë të dialogut arritjet për një zgjidhje të përhershme.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV