Strehimi i afganëve/ Rama: Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Abu Dhabi ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për të strehuar qytetarët afganë, pasi talebanët morën nën drejtim Afganistanin.

Gjatë fjalës së tij Rama solli në vëmendje atë çka kanë përjetuar shqiptarët 30 vite më parë, kur u detyruan që të iknin nga vendi për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës.

“Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale, Angazhimi i të gjithëve ne në strukturat që kemi nisur është i nevojshëm. Jo në mënyrë hegjemonie, por harmonike. Ne mbështesim fortë agjendën e OKB-së, dhe të Këshillit të Sigurimit, duke dhënë kontribute për paqen dhe të drejtat e njeriut dhe barazisë. Shqipëria vjet kryesoi OSBE, duke dhënë kontribute për paqen dhe të drejtat e njeriut. Këshilli Ministral i Tiranës ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin ndërkombëtar. Ne realizuam një ecuri mjaft të nevojshme dhe si besues të veprimit shumëpalësh, Shqipëria do të jetë për herë të parë një anëtare e OBK për periudhën 2022-2023. Ne do t’i sjellim OBK këndvështrimin e një vendi të vogël, me një grup njerëzish të njëjtë në mendim. Jemi përpjekur që të sjellim një traktat për pandeminë. Jemi të shqetësuar dhe për pasojat e infodemisë, që mund të rrisin konfliktet e dhunës. Na duhet një integrim më i madh për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria konsideron që arritja e këtyre qëndrimeve është përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE për të zhvilluar sektorin energjetik. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë që prej 2014-ës. Ne jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë, për atë diellore, të erës dhe natyrisht kjo do të përmirësojë dhe kushtet aktuale ku prodhimi është mbështetur në kushtet ujore. Do të miratojmë planin e ri për çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë.

Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet eksportuese neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin, si model i Emirateve të Bashkuara Arave për bashkëpunimin shumëpalësh. Ne Shqipëria kemi përkujtuar në vetë të parë solidaritetin e Emirateve pas tërmetit të nëntorit të 2019-ës. Sheh Muhabet Binzahed, ishte nga të parët mes një numri të madh udhëheqësish që shprehën solidaritetin. Falë udhëheqjes së tij një lagje e re po ndërtohet në vend. Jam krenar të them se Shqipëria ka qëndruar në mbrojtje të afganëve në rrezik, në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan dhe në frymën e solidaritetit. Fola pak më parë se qeveria shqiptare mori përsipër angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër më i madh, krahasuar me vende të pasura, kontributi i të cilave nuk u përputh. Shumë njerëz më kanë thënë; Pse? Përgjigja ime së pari është; duke bërë një gjet ë tillë, nderojmë historinë dhe traditën. Një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve, ku Shqipëria qe i vetmi vend me më shumë hebrenj pas lufte. Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër. 30 vite më parë afganët ishim ne, në largim dhe ikje nga ferri ynë duke iu ikur talebanëve tanë. Ishin fondamentalistë stalinist. Na u desh që të kalonim detin dhe të shfaqeshin si alienë në brigjet e Italisë. Nëse nuk do të gjenim strehë dhe ndihmë 30 vite më parë s’do të ishim sot këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’u bërë kandidat të unionit. Iu detyrohemi fëmijëve tanë. Ata nuk duhen rritur në një mjedis ku iu thuhet që të mbyllin dyert dhe t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë. Në këtë jetë ka një kohë kur kërkon dhe kur duhet të japësh!”, pohoi kryeministri.

Të fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV